Kuvendi zhvillon seancën maratonë për miratimin e buxhetit 2022 dhe paketës fiskale

TIRANË – Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme në një seancë maratonë, me qëllim shqyrtimin dhe miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe paketës fiskale.

Pas miratimit që i është bërë në parim buxhetit të vitit 2022 dhe paketës fiskale, ditën e sotme do të bëhet votimi nen për nen. Buxheti i vitit që vjen është 4.3 miliardë euro, ndërkohë që pas miratimit në kuvend ai duhet të marrë firmën e presidentit për të miratuar plotësisht.

Opozita ka hedhur akuza se buxheti i vitit 2022 favorizon oligarkët duke rënduar në xhepat e shqiptarëve, ndërkohë që mazhoranca thotë se ky buxhet do të rrisë mirëqenien ekonomike dhe rritjen e pagave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu