Mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, publikohet lista e 16 marrëveshjeve të reja

TIRANË – Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, do të zhvillojnë ditën e nesërme një mbledhje të përbashkët qeveritare ku është parashikuar firmosja e 16 marrëveshjeve të reja midis dy vendeve.

Këto marrëveshje do të synojnë rritjen e bashkëpunimit dhe zhvillimin e ekonomisë së dy vendeve. Në listën e mëposhtme janë të renditura të gjitha marrëveshjet që priten të miratohen ditën e nesërme me firmën e kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Ndër pikat e marrëveshjes janë heqja e lejeqëndrimit të përkohshëm, operimi i përbashkët në portin e Durrësit, hapja e pikës së re kufitare Shishtavec-Dragash dhe lehtësim i procedurave të kalimit të mallrave në kufi.

LISTA

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm.

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për rregullimin e regjimit të trafikut lokal të kufirit.

Marrëveshja ndryshuese e Marreveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).

Marreveshje ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Kosoves “Per ndihme te ndersjellte juridike ne ceshtjet civile dhe tregtare”.

Per miratim, ne parim, te marreveshjes, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves, per sigurimet shoqerore.

Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave.

Kalendari i përbashkët Kulturor Vjetor Shqipëri-Kosovë, për vitin 2021-2022.

Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e Trashëgimisë Kulturore midis MKRS & MK.

Protokoll Bashkepunimi Ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se republikes se Kosoves per krijimin e Sekretariatit Koordinues Nderqeveritar.

Marrëveshje për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë.

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Institucionit kompetent të palës kosovare.

Marrëveshje dypalëshe për lehtësimin e procedurës së njohjes se diplomave nga IAL-te (te konfirmimit të të diplomuarve nga Qendrat Kombëtare respektive të Njohjes së Diplomave)

Manual i Përbashkët për procedurat standarde të operimit në Doganën e Durrësit.

Manuali Per proceduart standarte te operimit ne piken e perbashket te kalimit kufitar (PPKK) Morine-Vermice.

Marrëveshje dypalëshe për qasje të ndërsjellë në modulet e riskut.

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të RSH dhe Agjencisë Shtetëror të Arkivave të Republikës së Kosovës.

Gjithsej mes dy vendeve janë firmosur gati 130 marrëveshje, protokolle, memorandume, etj, por ende një pjesë e mirë e tyre nuk kanë gjetur zbatimin e duhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu