Polici aksidenton me makinë fëmijën 3-vjeçar

Foto ilustruese

DURRËS- Një aksident ka dodhur mesditën e sotme në lagjen nr. 13 Durrës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë 3-vjeç.

Policia bën të ditur se shtetasi L. L., punonjës policie, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu