Rahu ish-bashkëshorten dhe i dëmtoi automjetin, arrestohe 46-vjeçari i dhunshëm

Ilustrim

PEQIN – Policia e Peqinit ka bërë të mundur arrestimin e një 46-vjeçari mbi të cilin rëndon akuza e dhunës në familje.

Në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet R. T., i cili për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, gjithashtu i ka dëmtuar automjetin dhe ka kundërshtuar forcat e policisë gjatë momentit të shoqërimit.

Materialet hetimore për rastin në fjalë i kaluan Prokurorisë së Elbasanit.

Njoftimi i policisë:

“Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shezë, Peqin, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe i ka dëmtuar automjetin, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu