Vëllazërorja Shqipëri-Kosovë në dit e Pavarësisë, ja emrat e kombëtares kuqezi

DURRËS – 28 nëntori është data e Pavarësisë së Shqipërisë, dhe në këtë ditë është menduar të zhvillohet një ndeshje e përbashkët mes veteranëve të vendit tonë dhe atyre të Kosovës.

Kjo ndeshje vëllazërore është menduar që të zhvillohet të dielën e 28 nëntorit, në kompleksin “Olimpic Park” në Durrës rreth orës 11:30.

Në ndeshjen miqësore mes dy vendeve do të marrin pjesë emra të njohur që kanë lënë gjurmë në historinë e dy skuadrave.

Në listën e kuq e zinjve të pranishëm janë emra që kanë shkruar historinë e kombëtares shqiptare si: Blendi Nallbani, Ilir Bozhiqi, Elvis Sina, Geri Çipi, Ervin Fakaj, Hysen Zmijani, Armend Dallku, Debatik Curri, Luan Pinari, Bajram Fraholli, Ardian Mema, Ilir Alliu, Gilman Lika, Redi Jupi, Latif Gjondeda, Eqerem Memushaj, Fjodor Xhafa, Fatbardh Jera, Agustin Kola, Migen Memelli, ndërsa në stol në rolin e trajnerit do të jetë ish-futbollisti i njohur, Sulejman Mema.

Kjo do të jetë miqësorja e tretë që zhvillohet mes dy skuadrave dhe veteranëve të dy vendeve. E para u zhvillua më 16 shkurt 2021 në Prishtinë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, ndërsa e dyta u luajt më 23 korrik 2021 po në Prishtinë me rastin e ditës së lindjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ndërsa në fund të ndeshjes do të jepet edhe një trofe simbolik për ekipin fitues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu