Bullgaria kërkoi që Shqipëria të shkëputet nga MV për negociatat, vjen reagimi i Metës

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka reaguar disa ditë pasi Bullgaria kërkoi që Shqipëria të shkëputet nga Maqedonia e Veriut për hapjen e negociatave.

Meta e ka përshëndetur me një postim në rrjetet e tij sociale, qëndrimin e Bullgarisë. Meta shkruan se propozimi i Bullgarisë për ndarjen e rrugëtimit të dy vendeve drejt perspektivës europiane, ishte qëndrim i nevojshëm.

Po ashtu, Meta shprehet me bindje se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, qoftë në zbatimin e reformave edhe në arritjen e një marrëveshje historike si ajo e Prespës, me Greqinë duke zgjidhur dhe çështjen e emrit.

“E përshëndes qëndrimin e Bullgarisë, që propozon nisjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Përparimi i secilit vend në bazë të meritave individuale ka qenë një nga parimet kyç të miratuara në Samitin e Selanikut në vitin 2003. Do të vazhdoj të mbështes dhe inkurajoj çdo hap, që na çon sa më parë drejt anëtarësimit europian, në përmbushje të objektivit tonë strategjik kombëtar. Mbetem gjithashtu me bindjen e plotë se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të jashtëzakonshëm qoftë me zbatimin e reformave, qoftë me arritjen e një Marrëveshjeje historike si ajo e Prespës. E përshëndes qëndrimin dinjitoz të autoriteteve maqedone për të vijuar të palëkundur në kursin pro-europian të reformave që u shërbejnë qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në BE,”-shkruan ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu