Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar! Policia jep dyshimet e para

Ilustrim

TIRANË- Një makinë e parkuar është përfshirë nga flakët ditën e sotme në rrugën “Gramoz Pashko”, në Tiranë.

Sipas Policisë, ka marrë flakë në pjesën e motorrit, mjeti në pronësi të shtetasit M. C., të cilin sapo e kishte parkuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorr. Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu