Rruga e Arbrit vazhdon të jetë problematike! Kompania e mirëmbajtjes bën një tjetër njoftim të rëndësishëm

TIRANË- “Albania Highway Concession” (AHC), kompania e mirëmbajtjes së Rrugës së Arbrit, u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve që do të kalojnë nga kjo rrugë që të kenë kujdes për shkak të rënies së vazhdueshme të borës në këtë zonë që prej ditës së djeshme.

“Kërkojme nga përdoruesit e rrugës të ecin me shpejtësi të reduktuar. Të respektojnë sinjalistiken rrugore dhe kujdes të shtuar në tabelat elektronike dhe mesazhet e përcjella në to! Të lëvizin me goma dimërore dhe prezencë zinxhirësh në makinë“, shkruhet në njoftimin e AHC.

Një seksion i Rrugës së Arbrit u përurua dje nga kryeministri Rama, por moti i keq me dëborë bllokoi 100 automjete, ndërsa më pas lëvizja e makinave u lehtësua pas pastrimit të borës.

Dje Autoriteti Rrugor Shqiptar u bëri thirrje shoferëve që në Qafën e Murrizës dhe Rrugën e Arbrit të kalojnë me zinxhirë në goma ose goma dimërore.

Në shumë zona malore të vendit ka patur vështirësi në lëvizjen e makinave dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu