Sërish ndyshime në Policinë e Shtetit

TIRANË- Janë bërë sërish ndyshime të reja në radhët e Policisë së Shtetit.

Këtë herë, drejtori i Drejtoriës Vendore Berat ka urdhëruar ndyshime në të pestë komisariatet, me qëllim rritjen e rendit e sigurisë publike dhe minimizimin e ngjarjeve kriminale.

– Zv/drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike emërohet drejtues Albert Nushi që zëvendësoi drejtuesin Arjan Ferri;

– Shefi i Sektorit për Rendin dhe Sigurinë Publike është emëruar Kryekomisari Baki Musaku,që zëvendësoi Kryekomisarin Dashamir Bendaj,ky i fundit i emëruar Shefi i Njësisë Operacionale në DVP Tiranë;

– Shefi Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar është emëruar Komisar Argent Shytia që ka ardhur në Berat nga DVP Tiranë,ku ishte më parë Shefi i Krimeve të Rënda.

– Shefi i Krimeve të Rënda është emëruar Edmond Selami.

– Shefi i Seksionit për Qarkullimin Rrugor është emëruar Komisar Enea Kaci,i cili zëvendësoi Komisarin Dritan Allajbeu që u emërua ndrejtues në sektorin e qarkullimit rrugor në Durrës.

Përveç ndryshimeve brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat,janë ndryshuar edhe drejtuesit e Komisariateve Berat,Kuçovë e Dimal.

-Shefi i Komisariatit të Policisë Berat është emëruar Komisar Sokol Laze,që zëvendësoi Kryekomisarin Alfred Cenaj;

– Shefi i Komisariatit të Policisë Kuçovë është emëruar Komisar Erjon Ismaili,që zëvendësoi Komisar Geront Seitllarin;

– Shefi i Komisariatit të Policisë Dimal është emëruar Nën/Komisar Artan Musai,që zëvendësoi Komisar Bernard Kaziaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu