“Godet” Nard Ndoka: Në “Big Brother” do doja Spiropalin, Ballukun dhe Dumën

TIRANË- Nard Ndoka ka komentuar ditën e sotme trekëndëshin e “zjarrit” që ka marrë vëmendjen e shqiptarëve, Donald-Beatrix-Bora.

I ftuar në  “Ndryshe”, në Top Albania Radio Ndoka, tha se “Big Brother” e ka ndjekur nga rrjetet sociale. Ai tha se Donaldin e ka njohur dhe i është dukur tip interesant duke shtuar se “kështu si e ka marrë do vazhdojë edhe me burrat”.

“E kam ndjekur nëpër rrjete sociale. Me Donaldin, jam njohur nga një emision, ishte tip interesant. Kështu si e ka marrë do vazhdojë edhe me burrat”, tha ai, duke qeshur. Duke nënkuptuar se ka lënë “hapur” shumë situata të pasqaruar dhe ka vijuar filtrimin.

I pyetur se cilën apo cilin prej politikanëve do dështonte të shihte në “Big Brother”, ai ka zgjedhur Elisa Spiropalin, Belinda Ballukun dhe Grida Dumën.

“Do doja Spiropalin, Ballukun dhe Grida Dumën”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu