Nuk do t’ia dijë për dëborën, Vidal ndan pamje me makinën e tij të ‘vjetër’

MILAN – Futbollisti i njohur i Inter, Arturio Vidal ka postuar një video në profilin e tij të instagram ku duket duke bërë xhiro me makinën e tij më të fundit tip Fiat Panda.

Makinën e vjetër ai e ka blerë disa kohë më parë ku me zgjedhjen e tij ai ka befasuar me dhjetëra fansa. Makina e vjetër e cila kushton 2 mijë euro është kthyer në të ‘preferuarën’ e futbollistit të njohur.

Në videon që ai ka ndarë në instagram, duket së bashku me bashkëshorten e tij duke bërë një xhiro ndërkohë që vendin e ka mbuluar dëbora.

“Pandita nuk dështon!!! lë gjurmë kudo që  shkon!!!”– shkruan Vidal në mbishkrimin e videos

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu