Briken Çalaj kampion bote në stilin e shkëputjes, i dhuron shqipërisë medaljen e artë

Peshëngritësi shqiptar Briken Çalaj ka fituar vendin e parë duke siguruar një medalje të artë si kampion bote në peshëngritje me stilin e shkëputjes.

Vetëm për 1 kg ai humbi medaljen e artë në titullin kampion bote në dygarësh. Çalaj mundi që të mposhtëte kandidatin tjetër të këtij çmimi nga Tajlanda, pasi në total ai ngriti 156 kg me shkëputje.

Peshëngritësi kuqezi kaloi tre raunde, ku në të parin ai mundi të shkëpuste shtangën me peshë 152 kg, në të dytën 154 kg ndërkohë prova e tretë me shtangën 156 kg i dha shqiptarit edhe titullin kampion bote në shkëputje.

Gjithashtu Çalaj konkuroi edhe në stilin e shtytjes, ku mundi të kalonte dy nivele. Ai ngriti me sukese peshën 182 kg në provën e parë, ndërkohë që në të dytën mundi të ngrinte 186 kg. Në provën e radhës ai nuk mund që të ngrinte peshën tjetër, duke i lënë kështu fitoren riuvalit nga Iranin dhe duke siguruar medaljen e argjendëtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu