Shqipëria renditet në kategorinë ‘B’ për Ligën e Kombeve, ja kush janë kundërshtarët

Pas Kosovës edhe Shqipëria ka mësuar së fundmi kundërshtarët e saj në edicionin e tretë 2022-2023 të Ligës së Kombeve.

Shorteu i hedhur mbrëmjen e sotme në Nyon të Zvicrës, i ka renditur kuqezinjtë në Ligën B, e cila është kategoria e dytë e futbollit. Në këtë grup skuadra e vendit tonë do të përballet me kundërshtarë si Izraeli, Rusia dhe Islanda.

Ky kategorizim erdhi pas dominimit që bëri skuadra jonë në grupin e Ligës C, e cila e kaloi në një kategri me kundërshtarë më të vështirë.

Shorti:

Liga A

Grupi 1: Austria

Grupi 2:

Grupi 3:

Grupi 4: 

Liga B

Grupi 1: Armenia, Republika e Irlandës, Skocia, Ukraina

Grupi 2: Shqipëri, Izrael, Rusi, Islandë

Grupi 3: Mali i Zi, Rumania, Finlanda, Bosnja dhe Hercegovina

Grupi 4: Slloveni, Serbi, Norvegji, Suedi

Liga C 

Grupi 1: Ishujt Faroe, Lituani, Luksemburg, Turqi

Grupi 2: Qipro ose Estoni, Kosovë, Greqi, Irlandë Veriore

Grupi 3: Kazakistani ose Moldavia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Sllovakia

Grupi 4: Gjibraltar, Gjeorgji, Maqedonia e Veriut, Bullgari

Liga D

Grupi 1: Letonia, Andorra, Kazakistani ose Moldavia, Lihtenshtajni

Grupi 2: San Marino, Qipro ose Estoni, Maltë.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "ICELAND RUSSIA ISRAEL ALBANIA GROUP B2 UEFA NATIONS LEAGUE B B"

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu