Anila Hoxha: Alo Policia, hajde na ndihmo te shkarkojme 20 tone banane?

Nga Anila Hoxha

Sekuestrimi i 119 kilogramë kokainë qe solli arrestimin e 3 personave, midis tyre shoferi dhe te punësuar në kompaninë Zico ka aq shumë përplasje faktesh saqë të bind se gjithçka lidhet me trafikun e drogës ndodh në një mjedis te kompromentuar, me një njësi antidroge qe duket se është krejt jashtë aktualitetit . Ose trafikantet përtonin të shkarkonin 20 ton me banane dhe ndaj telefonuan policinë e cila pasi autorizoi punëtorët e ngarkim shkarkimit dëgjoi ankesat e tyre se ca arka peshonin me pak dhe përveshi mëngët e këqyri 100 arka . Ata e telefonuan policinë qe te shkonte ne Vaqarr mbasi kishin ndodhur ca ngjarje te çuditshme ndërkohë dhe policia nuk ishte kurrkund.

Ose sërish trafikantet mes tyre shoferi, mbasi u menduan dhe u këshilluan me bossin e firmës shtetasin T.M, qe jeton ne USA vendosën të ishin “policë” . Po te besosh dosjen , tregohet se ky i fundit telefonoi zyrtare policie duke i treguar se me ngarkesën e bananeve kishte vërejtur disa parregullsi. Pa ironi për të qene te sakte, ne datën 28 dhjetor 2021 sipas menaxherit te shitjeve M.M ne burg , menjëherë sapo kamioni me 20 tone banane doli nga porti ne afërsi te një pikë karburanti ne Romanat shoferit edhe ai ne burg i bene shenje ca njerëz të maskuar qe te ndalonte..

‘Ata ishin 4 veta – thotë shoferi , ishin me bluza dhe kapuçë , dhe pastaj i kane thënë : jemi shteti , hape krahun. Mbasi e kërcënuan “mbylle gojën se do të zhduk po hape goje”, ata kane kaluar ne pjesën fundore te kontenierit, kane qëndruar aty rreth 30 minuta dhe kane kontrolluar.

Shoferi ka vijuar udhëtimin me avari te tjera mbasi zbriten “pasagjerët”e çuditshëm si dëmtimi i gomës. Një ditë me pas ne 29 dhjetor, ai njofton menaxherin e shitjeve i tregon fije për pe cfarë i ndodhi madje duke i rrëfyer edhe se si pati probleme me gomat. Ne kete date punetoret ndalohen qe te ndërpresin shkarkimin e bananeve mbasi ngarkesa kishte probleme. Por ndersa u njoftuan zyrtarët e policisë ajo mbërriti një ditë me pas, pra ne 30 dhjetor. Ne prani te policise punetoret kane nisur shkarkimin e ngarkeses , teksa kane treguar se disa jane me pak te renda se te tjerat. ‘Punonjësit e policisë- thuhet në dosje- duke parë vërejtjen se poshtë 7 arkave ishin disa pako drejtkëndëshe qe u kuptua qe ishte droge”.

Me pak fjale kjo eshte historia e zbulimit te 119 kilograme me kokaine te derguar serisht nga Ekuadori, qe edhe ne filmin me te dobet me trafikante dhe police nuk ngjan aspak si aksion , por si komedi. Trafikantet e kokaines qe e kane kthyer vendin tone ne nje vend te sigurte te futjes se ngarkesave me kokaine jane konsoliduar e sofistikuar. Ky është një fakt që bërtet! Por kur ceshtjeve nuk u shkohet deri ne fund do kete histori si kjo e aksionit Romanati. Ceshtje te pahetuara duke nisur nga rrembime per pengje droge si Jan Prenga , per te cilin Gentian Doci nuk u prangos asnjehere, per te shkuar tek operacione te deshtuara ku trafikantet arrijne ” te vene kollare”, duke lene vetem GPS e duke vjedhur kokainen si kjo e fundit , tregojne se trafikantet hyjne ne port e vjedhin ngarkesat. Ose ata jane mjaftueshëm përpara autoriteteve dhe mbas humbjes se ngarkesës jane vënë në kerkim të klanit tjetër.

Ata shënjojnë me veprime të organizuara , pra nëse dëmi ka ndodhur rrugës Ekuador- Shqiperi, ata veprojnë rrugëve . Aty ku policia kembengul se e mbulon territorin 100 përqind. Ndalojne kamione kontrollojne ne rast se droga eshte vjedhur ne nje port tjeter dhe mandej zbresin. Perse ca trafikante nese rrefimi eshte i vertete, e ndaluan makinen? Nga kush ka frike biznesmeni qe administron kompanine e bananeve? Ka vetem nje pergjigjje, cdo veprim i vonuar, arrestim dhe dergim ne burg me synimin qe provat te gjenden me pas, jane nje kembane per autoritetet. Ky hetim nuk eshte as nje perqind e historive te narkotrafikut qe jane ulur kembekryq, vjedhin ngarkesa, mbajne pengje, vrasin ashtu si polciia i quan per hesape jashte vendit dhe ne fund trafikantët vijojne te paprekur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu