Telefonat “BlackBerry” do të ndalojnë së funksionuari sot pas 22-vitesh

SHBA- Pas 22-vitesh, shumë telefona të vjetër BlackBerry do të ndalojnë së punuari sot pasi kompania çaktivizoi mbështetjen për sistemin e saj operativ.

BBC raporton se mosfunksionimi i këtyre telefonave do të thotë se përdoruesit nuk do të jenë në gjendje të bëjnë ose të marrin telefonata, të dërgojnë mesazhe, të përdorin Wi-Fi ose të kenë akses në të dhënat celulare.

Aplikacionet si BlackBerry Link, Desktop Manager, World, Messenger dhe Blend do të kenë ‘funksionalitet të kufizuar’.

Kompania është përballur me një betejë gjithnjë e më të pamundur teksa Apple dhe Samsung kanë nisur konkurrencën e tyre për dominimin global të smartfonëve.

Duke njoftuar përfundimin, BlackBerry falënderoi “klientët dhe partnerët tanë të shumtë besnikë ndër vite”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu