Futbolli në zi, ndahet nga jeta presidenti i klubit të Elbasanit

ELBASAN – E zezë është dita e sotme për ‘botën’ e futbollit në vendin tonë.

Pak para mesnatës së djeshme është ndarë nga jeta presidenti i klubit të Elbasanit, Arben Laze. Vdekja mendohet se i ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak dhe goditje në zemër.

Gjatë presidencës së Arben Lazes, Elbasani arriti të shpallej nën kampion në sezonin futbollistik 2004-2005 dhe një vit më vonë në sezonin 2005-2006 kampion i vendit.

Arben Laze prej dhjetë ditësh ishte i shtruar në spital si pasoje e problemeve shëndetësore që kishte shfaqur së fundmi. Fatkeqësisht ai ndërroi jetë pak para mesnatës si pasojë e një goditjeje në zemër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu