Pas Korçës e Voskopojës dëbora pëfshin edhe Bulqizën

BULQIZË – Ulja e temperaturave të ajrit gjatë ditës së sotme në vendin tonë, bënë që në zonat malore të rikthehen reshjet e dëborës.

Kështu pas Korçës dhe Voskopojës, dëbora ka përfshirë edhe Bulqizën. Reshjet e dëborës që nisën gjatë pasdites së sotme, krijuan disa probleme në qarkullimin e automjeteve në rrugët që të lidhin me fshatin turistik të Dardhës në Korçë.

Policia Rrugore u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, gjithashtu i këshilloi që të përdorin gomat dimërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu