Pastrimi kombëtar, Rama ndan foto nga aksioni në Bulqizë dhe qytete të tjera: Do vazhdojë deri në fund

BULQIZË – Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundi në faqen e tij të ‘Facebook’, disa momente nga pastrimi i ambienteve publike në zona të ndryshme të vendit.

Rama ka publikuar momente edhe nga pastrimi në Bulqizë, duke shkruar se plani i Pastrimit Kombëtar do të vazhdojë deri në fund.

Ky aksion është zhvilluar edhe në muaj të tjerë të vitit që lamë pas, duke organizuar grupe të ndryshme që japin kontributin e tyre për të pastruar ambientet e përbashkëta.

Postimi i plotë:

ShqipëriEPastër

Vazhdojmë pa u ndalur me Planin e Pastrimit Kombëtar, sepse nuk është një aksion, por një operacion sistematik, i gjatë e i durueshëm, të cilit do t’i shkojmë deri në fund

Faleminderit atyre që po i bashkohen çdo ditë e më shumë të pastruarit të hapësirave që ishin kthyer në vendndodhje të turpshme mbetjesh, por edhe rrugët që shkelim përditë e ku duket sikur syri është mësuar me pisllëkun.

momente pastrimi në Dibër, Durrës, Gjirokastër, Mat, Bulqizë, Burrel, Sarandë, Shkodër, Maliq dhe Kukës

DuaShqipërinëEPastër

ShqipëriaEArdhmjaJonë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu