Meta nis vizitën në Maqedoninë e Veriut: Të krenohemi me shenjtoren Nënë Tereza

MAQEDONI E VERIUT – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, meta shkruan se kjo vizitë është kryer në nderim të shenjtores Shqiptare të mbarë njerëzimit, Nënë Tereza.

Meta këshillon se duhet të krenohemi me veprat e saj dhe ta jetësojmë, në mënyrë që ta mbajmë gjallë mesazhet që ajo ka ndarë për shpresë e dashuri.

Postimi i plotë i Metës:

“I lumtur të nis zyrtarisht vizitën time në Maqedoninë e Veriut, me nderimin më të madh ndaj shembullit frymëzues dhe të përjetshëm të dashurisë në veprim, solidaritetit dhe humanizmit të Shenjtores së madhe të kombit shqiptar dhe mbarë njerëzimit, Nënë Terezës. Të krenohemi me Shën Terezën vetëm duke jetësuar dhe mbajtur gjallë veprën dhe mesazhet e saj të mençura plot shpresë dhe dashuri për jetën dhe njeriun!”, shkruan Presidenti Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu