Nga pastrimi kanaleve, rrugëve të bllokuara nga rrëshqitjet e hapja e segmenteve, ekipet e Bashkisë Bulqizë zbresin në terren

BULQIZË- Fillimi i vitit 2022 i ka gjetur ekipet e punës së Drejtorisë së Shërbimeve në pothuajse të gjithë territorin e Bashkisë Bulqizë, të angazhuara me pastrimin e kanaleve kulluese, rrugëve të bllokuara nga rrëshqitjet e skarpatave, e deri të hapja e segmenteve që kishin nevojë për hapje të menjëhershme.

Lajmi i bë i ditur nga Bashkia Bulqizë nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, e cila tha se grupet e punës ishin në Vlashaj e Topojan të Nja Shupenzë, Gjoricë, e Sopot të NjA Zerqan.

Ndërsa Kryebashkiaku Lefter Alla, bëri të ditur se krahas punës që po vazhdon aktualisht, së shpejti do të nisim me asfaltimin e rrugëve në Sopot, Ostren dhe disa segmenteve brenda qytetit.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe ambiente të jashtmeMund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe rrugëMund të jetë një imazh i 2 persona dhe rrugë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu