U bëri ‘zbor’ dhe rahu tre prej tyre, arrestohet shqiptari që u iku Policëve në Itali

ITALI – Një 28-vjeçar shqiptar në Itali është kthyer në ‘zborin’ e policëve për disa orë.

Shtetasi shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u ndalua për një kontroll rutinë nga policët bashkiakë në zonë  e Miarmarës. Altarimini shkruan se në momentin që pa plolicët, shqiptari braktisi automjetin e tij dhe u largua me shpejtësi.

Ai u pikas nga një patrullë tjetër policie në zonën e Riminit, ku në rezistencë dhe tentativë për të shpëtuar, shqiptari dhunoi me grushte, shkelma e bryla tre nga punonjësit e Policisë.

Të lënduarit më pas u dërguan në spital ku morën ndihmën e nevojshme shëndetësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

I riu shqiptar u arrestua më pas dhe mbi të rëndojnë akuzat e kanosjes, rezistencës dhe plagosjes së një funksionari publik.