Autobuzi me Shqiptarë përfshihet në një aksident në Serbi! Raportohen të lënduar

BEOGRAD- 17 persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti me autobus mbrëmjen e djeshme në afërsi të Krushevacit në Serbi.

Pasagjerët janë kryesisht shqiptarë nga provinca jugore serbe e Kosovës dhe Metohisë, ndërsa aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Krushevcit janë vetëm 9 prej tyre.

Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë si pasojë e motit të keq. Dyshohet se, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit, ka kaluar në korsinë e majtë dhe më pas është përmbysur anës rrugës. Xhami i përparmë është thyer si pasojë e përplasjes dhe nga aty besohet se kanë arritur të dalin të mbijetuarit.

Pasagjerët që nuk kanë pësuar lëndime kanë vazhduar rrugë drejt Sllovenisë rreth orës 23.45 me një autobus tjetër. Në lidhje me aksidentin në fjalë, mediat serbe raportojnë se ky është autobus që kryen linjën Prishtinë – Graz.

Ndërkohë, mediat kosovare kanë publikuar një video të disa ditë më parë, kur shihej se si një shofer autobusi i të njëjtës linje turistike, kryente një manovër të rrezikshme po në Serbi, ku parakalonte katër automjete në të njëjtën kohë.