I FUNDIT/ Përfshihet nga flakët një banesë në Lezhë

Ilustrim

LEZHË- Kati i tretë i një banese në fshatin Gramsh të Lezhës, është përfshirë ditën e sotme nga flakët.

Report Tv mëson se fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar pasi familjarët kanë arritur të dalin nga banesa në kohë.

Aktualisht zjarrfikësit ndodhen në terren dhe po punojnë për të shuar flakët. Shkaqet dhe rrethanat e zjarrit mbeten ende të paqarta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu