Kishte dorezë me vete; arrestohet i riu në Bulqizë, procedohet një tjetër

Foto ilustruese

BULQIZË– Policia e Bulqizës ka arrestuar një person dhe ka proceduar një tjetër.

Në pranga përfundoi shtetasi me inicialet D. D., 28-vjeç, me banim në Bulqizë. Ky shtetas u arrestua pas gjatë një kontrolli që punonjësit e Policisë kanë ushtruar në ambientet e një bilardoje,  ku 28-vjeçarit iu konstatua një dorezë metalike.

Gjithashtu i proceduar penalisht në gjendje të lirë mbeti shtetasi me inicialet U T., 43-vjeç po ashtu me banim në Bulqizë. Ky shtetas u gjet në tentativë për të djegur disa degë të thata pishe në një zonë të pyllëzuar.

Materialet hetimore për rastet në fjalë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Njoftimi i Policisë:

Dibër

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. D., 28 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një bilardoje iu gjet në trup një dorezë metalike.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin U. T., 43 vjeç, banues në Bulqizë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke djegur me zjarr degë të thata pishe, në mes të një zone të pyllëzuar.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu