‘Më arrestuat pa bërë gjë’, biseda mes Stresit dhe gjykatësit: Kështu më the edhe herën e parë

TIRANË – Të arrestuarit e protestës së 8 janarit kanë dalë sot përpara gjykatës për tu njohur me masat e sigurisë.

Mes të arrestuarve ishte edhe reperi i njohur Arkimed Lushaj, ose siç njihet ndryshe Stresi. Në fjalën e tij para gjykatësve, Stresi mësohet të ketë thënë se kjo është hera e parë që arrestohet pa bërë gjë.

Por menjëherë pas deklaratës së tij është përgjigjur gjyqtari i çështjes, i cili iu drejtua Stresit duke i thënë se kështu i kishte thënë edhe herën e parë. Më pas reperi u përgjigj duke thënë se herën e parë nuk kishte folur ai, pot avokati i tij mbrojtës.

Debati mes Stresit dhe gjyqtarit:

Stresi: Është hera e parë që arrestohem pa bërë asgjë

Gjyqtari: Kështu me ke thënë dhe radhën e parë

Stresi : Atëherë foli avokati, jo unë.

Nga 34 të arrestuar, prokuroria kërkon për 29 persona masën “Detyrim paraqitje”, ndërsa për 5 persona “Arrest shtëpie”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu