‘Nuk u mërzita, ishte një shaka’, Stresi reagon pas lirimit nga burgu

Arkimed Lushaj ose siç njihet ndryshe Stresi, ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga burgu.

Nëpërmjet një video që e ka publikuar në ‘insta-story’, ka falënderuar të gjithë personat për mesazhet dhe urimet që i kanë dhënë. Arkimedi ishte një ndër 34 të arrestuarit të cilët përfunduan në pranga si shkak i protestës së 8 janarit përpara selisë së Partisë Demokratike.

Në videon e publikuar, ai është shprehur se ajo që kaloi ishte vetëm një shaka, dhe se nuk ishte mërzitur aspak.

Shihemi shumë shpejt, iu falenderoj të gjithëve për mesazhet e panumërta, për përkrahjen më të madhe që më keni dhënë.

Nuk ishte asnjë gjë, ishte një shaka si gjithmonë. Iu përqafoj të gjithëve shumë. Nuk jemi mërzitur aspak, jemi kënaqur.“, shprehet reperi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu