Mësoi se burri e tradhtonte; çmendet gruaja në Itali, hedh nga ballkoni çfarë i del përpara (Video)

ITALI – Një grua në Katania të Italisë ka terrorizuar kalimtarët mëngjesin e sotëm, pasi mësoi se bashkëshorti i saj e tradhtonte.

Ajo në momentin kur e ka kuptuar këtë gjë ka dalë në ballkonin e banesës së saj, dhe ka filluar të hedhë çfarë i kapnin duart. Disa gjëra ranë edhe në kokat e kalimtarëve që po kalonin aty. Lodra fëmijësh, enë kuzhine madje edhe një krevat fëmijësh, janë  gjetur në rrugë pasi gruaja u shoqërua për disa orë në Polici.

Ajo që ka bërë edhe më shumë përshtypje tek qytetarët, ishte edhe fakti që gruaja doli në ballkon nudo pasi nuk kishte mundur ta përballonte gjendjen e saj emocionale.