Meta nga Shkupi: Rivizatimi i kufijve sjell katatrofë, duhen respektuar minoritetet

SHKUP – Presidenti Ilir Meta i cili ndodhet në ditën e tretë të vizitës së tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut, së fundmi ka bërë një postim në rrjetin social ‘Facebook’.

Ai shkruan se mes vendeve të rajonit tonë duhet të ketë vlera evropiane, të cilat respektohen njësoj nga të gjithë.

Meta ka shkruar se rivijëzimi dhe rivendosja e kufijve, nuk është një zgjidhje pasi ajo është provuar dhe ka shkaktuar shumë viktima duke krijuar një katastrofë.

Presidenti e mbyll postimin duke shkruar, se të gjitha minoritetet duhet të respektohen.

Postimi i Metës:

Në rajonin tonë, nuk ka kombe të mëdha dhe kombe të vegjël.

Në rajonin tonë duhet të ketë vlera europiane, që mbrohen dhe respektohen njësoj nga të gjithë.

Nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve, sepse kjo çështje është provuar, ka dështuar dhe ka qenë një katastrofë për rajonin.

E vetmja zgjidhje, është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve nga kushdo, në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane. Kjo do të garantonte dhe konsolidonte paqen, stabilitetin, sigurinë, do të forcojë bashkëjetesën ndëretnike dhe do të përmirësojë klimën e biznesit dhe besimin tek e ardhmja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu