Ndahet nga jeta këngëtari Shqiptar

Një lajm i trishtë ka ardhur nga ‘bota’ e muzikës mbrëmjen e sotme.

Këngëtari i njohur Kosovar Eduart Meraku, i cili me emrin e artit njihej si Edi King ka ndërruar jetë. Lajmi është bërë i ditur nga miku i tij Besim Gashi, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka ndarë lajmin e trishtë.

Spo muj me besu per kete lajm teper teper te pikëllueshem. Na la Edi shoku i gjithë jetes tonë Edi King! Spaska ma rond se me perjetu diqka te tille…’, ka shkruar Gashi krahas fotos së këngëtarit të mirënjohur.

Mediat vendas kanë shkruar se vdekja 65-vjeçarit i ka ardhur si shkak i një arresti kardiak. Sjellim ndërmend se Eduarti ishte pjesë e grupit të pop-rock-ut ‘Seleksioni 039’. Ai ishte shkëputur nga muzika që në vitin 2018, ku projekti i fundit që ka publikuar mban titullin ‘Meraku’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu