Tragjedi në ShBA, gjenden tre fëmijë të vdekur e një grua e plagosur

KALIFORNI – Një tragjedi me tre fëmijë të vdekur dhe një grua të plagosur ka ndodhur sot në Kaliforni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediet vendase kanë raportuar se në një apartament janë zbuluar tre të mitur të moshës 8-vjeç e poshtë, të cilët ishin të pajetë dhe së bashku me ta edhe një grua e plagosur.

Banorët e rezidencës Le Grand, kanë njoftuar Policinë për të ushtruar një kontroll në banesën e tyre pasi prej ditësh ata nuk ishin parë në lagje. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së të vegjëlve, ndërkohë që plaga që gruaja ka në trup duket si e vetëshkaktuar shpjegojnë autoritete vendase.

Pas ngjarjes e lënduara është dërguar në spital ku po i nënshtrohet kujdesit mjekësor, dhe më pas do të merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu