Asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë, i lartë numri i infektimeve

Foto ilustruese

PRISHTINË – Ministria e Shëndtësisë në Koosvë ka publikuar pak më parë numrin e infektivmeve me COVID-19 për 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit të bërë publik, mësohet se sot janë kryer 6.589 tetsime prej të cilave kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 585 qytetarë.

Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete nga virusi vdekjeprurës.

Lajmi i mitrë është se janë shëruar edhe 57 qytetarë të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 158,372 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në Kosovë rezultojnë pozitivë me COVID-19, 3,339 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu