
TIRANË – Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka njoftuar se gjermania e ka futur shqipërinë në listën e vendeve me rrezikshmëri të infektimeve me COVID-19.
Për këtë arsye kushtet e udhëtimit drejt këtij vendi janë ritur, ku duke filluar nga data 16 janar të gjithë udhëtarët paraprakisht duhet të regjistrohen në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de.
Pas kësaj procedure, do të nevojitet dorëzimi i një vërtetimi vaksinimi ose që nuk rezultoni pozitivë me koronavirus. Për të hyrë në shtetin Gjerman, do duhet një certifikatë vaksinimi.
Në momentin e mbërritjes në destinacion, i detyrueshëm do të jetë një karantinim 10-ditor, ku në ditën e pestë do t’i nënshtroheni një testimi për COVID-19. Nëse rezultoni negativë, mund ta ndërprisni karantinimin.