Basha pas daljes nga Prokuroria: Orë të shpenzuara dëm, nuk i shërbejnë mirëqënjes publike

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë para mediave pas përfundimit të marrjes në pyetje nga prokuroria në lidhje me protestën e 8 janarit.

Ndërsa theksoi se kjo e sotmja dhe 8 janari do të hyjnë në histori si ditë të dhimbshme për demokratët, shtoi se orët të cilat ai i shpenzoi duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit nuk janë në dobi të askujt, duke përmendur publikun.

BASHA: “PD mbetet një forcë politike jo thjesht e pjekur dhe e mençur por edhe e gatshme t’i japë fund tranzicionit. 8 janari pjesë e përpjekjeve të një grushti njerëzisht për ta mbajtur vendin si në këto 30 vite, pronë dhe plaçkë e tyre.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu