Çfarë po ndodh në Sarandë? Policia ‘blindon’ qytetin me postoblloqe

TIRANË – Policia ka blinduar mbrëmjen e sotme qytetin e Sarandës, ku është duke u zhvilluar një aksion blic.

Në këtë aksion kanë marrë pjesë forcat Shqiponja dhe FNSh, të cilat kanë ngritur postoblloqe të ndryshme në qytetin bregdetar. Në këtë aksion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ose me precedent të mëparshëm penal, pika hyrëse janë ngritur në zonat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Nuk bëhen të ditura më shumë detaje në lidhje me këtë aksion, ndërkohë që një pikë kontrolli është ngritur edhe në vendin e quajtur Ura e Kranesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu