Do dëshmosh për 21 janarin? Basha vihet në vështirësi nga gazetari

TIRANË – Kryedemokrati Lulzim Basha pasi ka dalë nga ambientet e Prokurorissë ku u morr në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit, përpara ambienteve të selisë Blu, ka dhënë një deklaratë për meditet.

Njëri prej gazetarëve e ka pyetur duke e cilësuar muajin janar, si ‘muaj të zi’, dhe duke kujtuar ngjarjen me 4 viktima në 21 janar 2011, ku Basha ishte me detyrë ministër i Brendshëm.

Basha është pyetur nëse është i gatshëm që të dëshmojë, nëse çështja rihapet. Në përgjigje Basha ka thënë se kjo ngjarje nuk duhet të kthehet në një kalvar.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: 21 janari? Nëse hapet çështja a jeni i gatshëm ju të jepni dëshminë tuaj?

Basha: Dosja është proceduar në mënyrë të plotë. Siç ju thashë, më lejoni të mos e kthejmë  në kalvar pyetjesh por të përqëndrohemi te  çështja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu