Dolën nga zyra dhe dhunuan protestuesit, Basha: Nuk e di kush ishin, punë e drejtësisë t’i identifikojë

TIRANË – Kryedemokrati Basha në një deklaratë për mediet pasi ka dalë nga Prokuroria, është pyetur nga gazetarët për personat që në protestën e 8 janarit kanë ushtruar dhunë mbi protestuesit duke dalë nga zyra e tij.

Në deklaratën që ka dhënë Basha, ka theksuar se nuk e di kush kanë qenë personat të cilët kanë dalë nga zyra e tij, duke shtuar se është puna e drejtësisë për të zbuluar kush ishin.

Basha: Gënjeshtër e Berishës kanë nisur që prej datës 9 shtator dhe bëhen groteske në proporcion me dëshpërimin e tij, ato që na kanë mbajtur 30 vend numëro, do mund që t’i largojmë që të bëhemi të gjithë bashkë. Kam kërkuar hetimin e të gjithë nga Berisha tek i fundit, duke bërë diferencim mes organizatorëve dhe atyre pak demokratëve që u ndodhën aty, u distancuan dhe u përdorën si fasadë. S’kam arritur që t’i identifikojë kush qëlluan nga zyra ime, është detyrë e drejtësisë, të zbardhë atë që ka ndodhur. Nuk merrem me identifikimin kush hyn e kush del nga PD, të jemi pak gjakftohtë që të mos i ushqejmë qytetarëve se ça vijnë në mendje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu