IKMT bën “namin” në Durrës, prish 7 lokale dhe bar-e! Pronari: Kemi punuar me djersë

Ilustrim

DURRËS- IKMT dhe IMT kanë nisur ditën e sotme aksionin në vijën bregdetare të Durrësit, konkretisht në Hamallaj.

7 lokale të cilat janë ndërtuar dhe shfrytëzuar pa lejen e posaçme janë prishur, pas njoftimit nga këto struktura lidhur me këtë aksion.

Njeri prej pronarëve lokali i të cilëve do të shembet nga IKMT, tha se gjithçka është ndërtuar brenda kuadrit ligjor, me mund dhe djersë prej vitesh.

“Katastrofë. Nuk jemi zaptues, na e ka dhënë lejen shteti. Gjithë këto ndërtime i kemi bërë me djersë, punojmë e gjitha familja. Deri më tani kemi investuar mbi 50 milionë lekë. Na njoftuan para një muaj, e anuluan dhe tani na njoftuan në mëngjes që do të vinin. Jemi taksapagues të rregullt, e kemi bërë me djersë. Nuk kishim kohë as për ta apeluar. Përfundimisht jemi duke e çmontuar vetë, në fakt po e shkatërrojmë nuk po e çmontojmë. Unë nuk e do e nisë derisa të më jap sërish shteti leje. Kur të afrohet fadroma nuk do të kundërshtojë, e di shteti, unë këtu di që kam punuar me djersë.”, tha qytetari i dëshpëruar.

Kujtojmë se IKMT vazhdon aksionin për prishjen e objekteve pa leje “Bregdeti Ynë” jo vetëm në Hamallaj të Durrësit, por do të këtë dhe aksione të tjera në zonat ku janë konfirmuar tashmë ndërtimet pa leje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu