Operacioni ‘Bregdeti ynë’, IKMT prish objekte në Hamadhaj e Radhimë (Video)

VLORË – Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vazhduar sot aksionin e prishjes së banesave të ndërtuara pa leje përgjatë vijës bregdetare të vendit tonë.

Ky aksion u zhvillua në Hamadhaj e Radhimë, ku në kuadër të operacionit ‘Bregdeti ynë’ IKMT shembi 8 lokale të ndërtuara pa leje në Hamadhaj, e disa objekte të ndërtuara p[a leje në Radhimë të Vlorës.

Ky aksion do të pasohet me projekte rehabilituese për zonën.

NJOFTIMI I IKMT:
IKMT njekohësisht ne kuadër të aksionit “Bregdeti yne” ka vijuar sot me prishjen e ndërtimeve pa leje në Radhimë.

IKMT vazhdon aksionin për prishjen e objekteve pa leje “Bredeti Ynë” në Hamallaj të Durrësit…

Ky operacion i shembjes së ndërtimeve pa leje përgjatë bregdetit nisi në qershor të vitit të kaluar. Në fazën e parë u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetëra persona. Ky operacion do pasohet me projektet rehabilituese të vijës bregdetare në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu