PD i përgjigjet Metës: Nuk munde ta fshihje aleancën me Berishën e Ramën

TIRANË – Ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike në lidhje me akuzat që presidenti Ilir Meta ngriti ditën e sotme në konferencën për mediet, ku komentoi edhe protestën e mbajtur në 8 janar përpara ambienteve të PD-së.

Nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’, Partia demokratike thotë se Meta nuk mundi që ta mbante të fshehtë miqësinë e tij dhe aleancën me ish-kryeministrin Sali Berisha e kryeministrin Edi Rama.

Në reagim vazhdohet duke u thënë se tre të sipërpërmendurit i bashkon një hall, por që nuk është as i Partisë Demokratike dhe as i Shqiptarëve.

Reagmi i plotë:

Qëndrimi i sotëm i Ilir Metës, ku nuk fshehu aleancën me Sali Berishën kundër Partisë Demokratike dhe rolin e tij aktiv në sulmin ndaj selisë qendrore të Partisë Demokratike, është e vërteta tronditëse që po kuptojnë dita-ditës demokratët.

Sali Berisha dhe Ilir Meta janë në një aleancë për të shkatërruar Partinë Demokratike, vetëm për faktin se ajo nuk bëhet bunker ku strehohen ata që kanë halle personale. Partia Demokratike ripërsërit kërkesën që Ilir Meta dhe njerëzit e tij të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.

Kujtojmë që në një konferencë që Meta mbajti sot për mediet, e konsideroi dhunën e ushtruar në selinë blu në datën 8 janar, si një dhunë të ushtruar nga të dyja palët. Meta shtoi se kjo ishte një gjë e pa pranueshme, ndërkohë që kërkoi që autorët të vihen përpara përgjegjësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu