Pistoleta, fishekë, thikë, shkop bejzbolli, saçma e maskë, arrestohet 23-vjeçari

TIRANË- Policia e Tiranës kar arrestuar ditën es otme një 23-vjeçar pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një pistoletë zhurmuese, maskë, thikë e sende të tjera të kundërligjshme.

Policia bën të ditur se ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale M. G., 23-vjeç, banues në Tiranë.

Pas lokalizimit dhe ndalimit të mjetit me të cilin po qarkullonte ky shtetas, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në mjet dhe kontroll fizik nga drejtuesit, të cilit i kanë gjetur një sasi fishekësh. Në vijim të kontrollit, në banesën e tij, Policia gjeti një armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak, një pistoletë zhurmuese, fishekë zhurmues, një thikë, një shkop bejzbolli, një kuti metalike me një sasi saçmash për armë sportive dhe një maskë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin udhëtonte 23-vjeçari.

Metarialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.