Protestë në Laprakë, banorët bllokojnë rrugën dhe konfliktohen me shoferët

TIRANË – Banorët e Laprakës mbrëmjen e sotme kanë dalë në një protestë, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në rrugën ‘Josif Pashko’.

Shkak i kësaj proteste është bërë shembja e disa banesave të banorëve, të cilët janë konfliktuar edhe me drejtuesit e automjeteve. Në këtë situatë këta të fundit kanë kërkuar një sqarim të situatës, duke pyetur se përse duhet të bllokoheshin.

Ndërkohë që njëri nga protestuesit ka dhënën një deklaratë për mediet, ku është shprehur se e gjithë kjo situatë është krijuar për arsye se forcat e Policisë mungojnë.

Ai shtoi se Policia është njoftuar për protestën, ndërkohë që ai paralajmëroi përshkallëzim të saj.

Video: Dosja.al!

“Protestën tonë nuk e ndal askush. Mungesa e policisë po krijon kaos. E kemi njoftuar policinë për protestën e sotme që ka nisur në orën 17:00. E dimë se ça po ndodh te 5 maji, u kanë vendosur afat deri 19 janar të largohen nga banesat. U kanë dhënë një letër bakalli. Do njoftojmë institucionet për përshkallëzimin e protestës. Këto protesta do bëhen të përditshme. Do japim kohë dhe një javë se në fillim të shkurtit projekti do marr jetë. Janë 14 transferta që janë bërë te ARRSH. I morën paratë? Silluani njerëzve. Kemi kërkuar çmim reference. E di dhe zoti Lame”, deklaroi njëri prej banorëve të Laprakës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu