Rama sjell risinë franceze në Shqipëri, parku prapa kryeministrisë kthehet në hapësirë për fëmijët

TIRANË – Prapa kryeministrisë prej ditës së sotme është hapur “Micro Folia” me aktivitete për fëmijët dhe të rriturit në fushën e teknologjisë dhe artit. Kryeministri Edi Rama shpjegoi zanafillën e këtij projekti të frymëzuar nga Franca.

Ai shtoi se së shpejti një risi tjetër do të vihet në zbatim për shëtitje nëpër kryeqytet. Rama e kishte fjalën për një flotë autobusas lëvizës, që do të shërbejnë për spektakle të ndryshme.

“I krijon mundësinë fëmijëve dhe më të rinjve që të vizitojnë kryeveprat e artit botëror dhe kryeveprat e artit në muzeumet e Francës përmes një vizite digjitale që sjell te fëmijët dhe më të rinjtë ato që jo të gjithë kanë mundësi të shkojnë t’i vizitojnë. Ne do krijojmë një zinxhir hapësirash dhe strukturash të tilla.

Përfshihet bashkë me mundësinë e vizitës digjitale në korridoret e artit edhe mundësia për të bashkëvepruar për të gjithë këto mikroaktivitete që gjenden në këndet e kësaj strukture. Ne po punojmë që paralelisht me strukturat e micro folive të sjellim edhe një risi tjetër me Ministrinë e Kulturës një autobus të madh lëvizës për spektakle në komunitete.

Duke i bërë ato më të afërta me njerëzit në komunitet. Do t’i japim një shtysë gjallërie hapësirës mes fundit të mësimit dhe vajtjes në shtëpi. Hapësirës që kemi vendosur ta mbushim me aktivitete dhe mundësi për fëmijët dhe të rinjtë. Micro folia ndodhet mbrapa parkut të kryeministrisë. E gjitha bëhet me rezervime”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu