Vidhen ambientet e një Bashkësie Islame në Kosovë, grabitësit ‘çanë’ derën dhe u futën brenda

Ilustrim

KAMENICË – Një grabitje ka ndodhur në një Bashkësi Islame në Kamenicë të Kosovës, ku grabitësit pasi kanë hyrë në zyrat e saj, kanë çmontuar kasafortën dhe kanë marrë nga aty mjetet që kapin vlerën e më shumë se një milion eurove.

Kryetari i KBI-së në Kamenicë, Ferid Dërmaku ka bërë të ditur se këto zyre janë hapur dhunshëm.

‘Këshilli i Bashkësisë Islame në Kamenicë njofton se sot rreth orës 9.00 janë gjetur të thyera dhe të demoluara zyrat e Këshillit të BI-së. Me këtë rast dyshohet për vjedhje dhe demolim të rëndë i të mirave materiale që gjendeshin në objektin e administratës së KBI-së në Kamenicë. Objekti i KBI-së në Kamenicë është hapur dhunshëm nga dritarja në katin përdheses dhe janë thyer, demoluar, e hapur dhunshëm katër dyer të zyrave të administratës në katin e dytë tek zyra e kryetarit, sekretarit, arkëtarit dhe atë të depos, dhe se hajnat kanë hapur dhunshëm kasafortën e kyçur të arkës në zyrën e arkëtarit, ku ata konsiderohet se nga aty kanë marrë mjete në vlerë prej 1,086.30 euro”, -thuhet në njoftimin e BIK.

Në postimin e bërë publik, njoftohet se rasti është denoncuar në polici dhe po hetohet në vendin e ngjarjes për të zbulimin dhe arrestimin e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu