Basha nga Fieri: Në djall shkoftë e shkuara, të ecim përpara

FIER – Kryedemokrati Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me demokratët në qytetin e Fierit.

Gjatë fjalës së tij ai ka folur në lidhje me procesin e ‘Vetingut’ në Politikë,. Ai ka thënë se ata që e kundërshtojnë këtë proces janë brinjët e trekëndëshit të bermudës, ashtu siç ai preferon t’i quajë, duke iu referuar presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Basha ka shtuar se në demokraci pushteti përket popullit, ndërkohë që ka propozuar që ta harrojmë të shuarën dhe në këtë mënyrë të ecim përpara.

“Vetingu i politikanëve është një nga vendimet e para që do marrim. Të ndajmë të shkuarën nga e ardhmja. Secili prej brinjëve të trekëndëshit ka arsyet e veta pse i thotë jo vetingut, por shqiptarët e duan vetingun. Jemi të vendosur për ta çuar përpara një nga vendimet tona të para në parlamentin e  masakrës së 25 prillit. Pushteti në demokraci i takon qytetarëve. E di që ngjarjet traumatike kërkojnë biseda si ato në mbledhjen e këshillit kombëtar. S’kam ndërmend të harxhoj kohën tuaj të çmuar me këto ngjarje sepse e shkuara s’do mbetet e shkuar nëse ne të vazhdojmë të flasim për të. Në djall shkoftë e shkuara të ecim para drejt të ardhmes. Drejt të ardhmes e cila s’ka për të qenë e prekshme pa mundur e larguar regjimin e Ramës”, shtoi Basha.