Ndryshimet kushtetuese në sistemin gjyqësor, hapet votimi në 8 mijë qenda në Serbi

BEOGRAD – Që në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, në Serbi janë hapur qendrat e votimit për referendumin e ndryshimeve të Kushtetutës Serbe në lidhje me sistemin gjyqësor.

Sipas medieve serbe, mësohet se qytetarët vendas do të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre në 8,000 qendra votimi, ku ky proces do të mbyllet mbrëmjen e sotme në orën 20:00.

Mbrëmë vonë, Komisioni i Zgjedhjeve atje ka marrë vendim që serbët e Kosovës të votojnë në katër qytete të Serbisë si: Kurshumlia, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranjë, kjo pasi Kosova nuk lejoi mbajtjen e referendimit serb në Republikën e Kosovës.

Për këtë çështje Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi.