Nga pjestari më fallco e deri te më i vërtetit, Fifi i tregon të gjitha

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, ose siç të gjithë e njohim me emrin e artit Fifi ka qenë e ftuar së fundmi në “Fan Club Big Brother Albania’.

Fifi si një ish-konkurrente e ‘Big Brother Vip Albania’, pasi është pyetur se kush nga pjesëtarët e shtëpisë i është dukur më real dhe kush më fallco, ka bërë një renditje sipas asaj që mendonte.

Fifi ka veçuar aktoren Monika Lubonja për lojën e saj, Donald Veshaj dhe këngëtaren Beatrix Ramosaj.

“Nuk dua të përmend kush janë fallco, se nuk dua që ti jap vëmendje, por mund të them kush janë të vërtetë. Për mendimin tim, Monika për mua ka luajtur kaq bukur që nga fillimi deri tani. Nuk mendoj që ka qenë fallco, përveç se ka aktru në disa vende, por që më ka pëlqyer loja e saj. Donaldi gjithashtu ka qenë origjinal në çdo drejtim, ndërsa Triksa është shumë reale, por më vjen keq se është e ndrydhur”,-u shpreh Fifi.

Fifi qëndroi më shumë se 50 ditë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Ajo vendosi të largohej më vullnet të plotë nga gara nga incidenti brenda shtëpisë ku Fifi gjatë një debati me Balinën humbi ndjenjat. Si rrjedhojë e ngarkesës emocionale që po kalonte, këngëtarja kërkoi të linte shtëpinë duke thënë se kishte nevojë të kujdesej për shëndetin e saj psikologjik.