Pas takimit me demokratët, Berisha zhvillon homazhe në kujtim të Ramazan Rragamit: Do mbetet i ndritur!

SHKODËR – Pas foltores që ka zhvilluar sot në ambientet e Pallatit të Sportit në Shkodër, ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar homazhe përkujtimore në nder të futbollistit Ramazan Rragami.

Takimin e sotëm me demokratët e nisi me një minut heshtje e cila u mbajt pasi në sallën e mbledhjes u këndua humbni kombëtar.

Gjatë homazheve ish-kryeministri Berisha tha se për sa kohë që Shkodra do kujtojë dhe do ta nderojë Rragamin, ai do të vazhdojë të mbetet i ndritur.

“Jemi sot këtu për të nderuar legjendën, superyllin e futbollit shqiptar, që e përfaqësoi me dinjitetin më të madh sportin që e deshi aq shumë. Futbollistët janë jo vetëm të dashur për mjeshtërinë e lojës dhe të topit, por ata janë edhe atdhetarë të flaktë. Ata janë njerëz qytetarë, që lartësohen gjithnjë e më shumë me himnin dhe flamurin. Kujtimi i Rragamit do të mbetet gjithmonë i ndritur, për aq kohë sa Shkodra do ta kujtojë dhe do ta nderojë atë”, u shpreh Berisha pas homazheve në nderim të futbollistit shkodran, Ramazan Rragami.