Përfshihet nga flakë apartamenti në katin e 10-të, brenda ndodheshin burrë e grua

ELBANSAN – Një apartament në katin e dhjetë të një pallati në Elbasan është përfshirë nga flakët gjatë pasdites së sotme.

Zjarri ka rënë në lagjen ‘Aqif Pasha’, në afërsi të shkollës ‘Sulë Harri’ ku flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkaktuar panik te banorët e pallatit. Si shkak i këtij zjarri mendohet të jetë bërë një defekt në automat.

Sipas informacioneve për mediet, mësohet se në momentin e rënies së zjarrit në apartament ndodheshin dy persona, burrë e grua të cilët banonin atje.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar punonjësit e zjarrfikëses, të cilët kanë nisur punën për shuarjen e flakëve.