Tentoi të kalojë në kufi emigrantë të paligjshëm, arrestohet 30-vjeçari në Mat (Emri)

KLOS – Është arrestuar sot nga Policia e Matit shtetasi 30-vjeçar Ervin Keta, me banim në Klos.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Elbansanit, pasi mbi të rëndon akuza e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim që nga data 14 dhjetor 2021, ndërkohë që Gjykata e Elbasanit ka vendosur ndaj këtij shtetas edhe masën e sigurisë arrest me burg.

Materialet hetimore për rastin në fjalë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me DVP Elbasan, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: E. K., 30 vjeç, banues në banues në Klos. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Elbasan, me datën 14.12.2021, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, si dhe ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.