Tërmeti ‘shkund’ Greqinë

GREQI – Një lëkundje tërmeti me magnitudë 5.3 i shkallës rihter është regjistruar pak minuta më parë në Greqi.

Sipas informacioneve paraprake edhe të medieve lokale, mësohet se lëkundja u regjistrua në një zonë detare 20 kilometra në jugperëndim të malit Athos.

Nga të dhënat e Institutit Gjeodinamik, epiqendra ishte 33 kilometra në jug-jugperëndim të Karyes dhe thellësia fokale ishte 10 kilometra.

Deri më tani nuk ka pasur raportime për të lënduar në njerëz ose dëme materiale në ndërtesa.